Deputetët e Parlamentit Evropian kanë debatuar dje në një seancë plenare për situatën aktuale në Maqedoni, gjatë së cilës shprehën shqetesim për shkak të krizës politike në këtë vend dhe ftuan Parlamentin Evropian që të mbështetë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Debati filloi me leximin e deklaratës së përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në të cilën shprehet pikëllim i thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, që nuk duhet shikuar si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.

Përfaqësuesi i grupimit më të madh, atij PPE, Eduard Kukan ftoi PE-në që të mbështet Maqedoninë në rrugën e saj evropiane, duke shtuar se kjo do të ndihmonte më së shumti në zgjidhjen e problemeve në rritje në këtë vend.

“Është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin kreun politik maqedonas”, tha kukan.

Sipas deputetit slloven, Ivo Vajgëll, tha se beteja etnike në Kumanovë dhe problemet kufitare janë tipike për këtë pjesë të Ballkanit, ku kemi të bëjmë me shovenizimin islamik. “Maqedonia është nën ndikim të madh të Rusisë”, shtoi ai.

Deputetja austriake, Ulrike Lunacek deklaroi se është e tronditur me vrasjet në Kumanovë.

“Duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura”, deklaroi Lunacek.

(a.n/Zhurnal.mk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb