Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se është i gatshëm për dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe pse nuk sheh se një gjë e tillë mund të sjellë rezultat.

“Pastër, qartë, bukur, nuk do ta bëjmë. A mund të jemi më të qartë se kaq? As nuk e mendojmë që ta shqyrtojmë”, tha Vuçiç i pyetur nga një gazetar se si do t’i përgjigjet Serbia kërkesave të Parlamentit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhëniet me Kosovën bazuara në njohjen reciproke.

Vuçiç vuri në dukje se PE në rezolutën e miratuar sot për herë të parë po bën kërkesë për njohje reciproke, ndonëse, siç shtoi ai, kancelari gjerman Olaf Scholz e ka thënë një gjë të tillë live duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Prishtinë dhe Beograd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: