Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian, për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb