Parlamenti Evropian (PE) ka marrë vendim për zbatimin e sanksioneve të reja ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin e sheh si përgjegjës për presionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e PE-së që u mblodh në Strasburg të Francës ka marrë vendim lidhur me arsyetimin se Maduro është përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe presionin në Venezuelë dhe se ndaj tij duhet të zbatohen sanksione të reja.

Ky vendim u miratua me 455 vota “pro”, 85 vota “kundër” ndërsa 105 deputetë abstenuan.

Gjithashtu në vendim u përsërit mbështetja për kryetarin e Asamblesë Kombëtare të opozitës, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten si “presidenti të përkohshëm të shtetit”.

Në vendim vihet theksi për ngrirjen aseteve të pasurisë së Maduros, të afërmëve të tij dhe anulimin e vizave të tyre. Më tej thuhet se ofrohet mbështetje për procesin e ndërmjetësimit që Norvegjia bën lidhur me krizën në Venezuelë.
Zhvillimet në Venezuelë
Në Venezuelën e cila prej vitesh po ballafaqohet me një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale, tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Guaido dhe Leopoldo Lopez i cili ka shkelur arrestin shtëpiak bashkë me një grup ushtarakësh tentuan të rrëzojnë qeverinë e Maduros duke i bërë thirrje popullit për të dalë në rrugë.

Pas kësaj thirrjeje opozitarët dolën në rrugët e shumë qyteteve të vendit ndërsa më pas protestat u shndërruan në akte dhune kryesisht përreth La Carlotas në kryeqytetin e vendit, Karakas.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb