Parlamenti Europian ka zhvilluar seancën e jashtëzakonshme për sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Me lotësh Zelensky u shpreh se nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e vendit.

Gjithashtu ai theksoi se sot Ukraina ka treguar se BE do të jetë më e fortë së bashku me të.

Pjesë nga fjala e Zelenskyt:

Mijëra njerëz janë vrarë në këtë luftë. Pesë ditë të një pushtimi në shkallë të plotë nga federata ruse. Siç e dini unë nuk lexoj shumë atë që kam shkruar. Ne jemi duke e përballuar në realitet këtë luftë . Unë besoj se ne sot po japim jetën për lirinë për vlerat që edhe ju mbroni. Po sakrifikojmë veten, njerëzit tanë më të çmuar më të fortë. Jam shumë i lumtur që jo vetëm po flisni për këtë por edhe po shihni. Kemi një shprehje ukrainase. Ne shpresojmë për anëtarësimin tonë në Europë…Zgjedhja e Ukrainës për të qenë në Europë . Mëngjesi i sotëm ishte tragjik, dy raketa goditen Tarkiv, aty ka gjithashtu edhe shumë qytetarë rusë, më shumë se 20 universitete ndodhen atje. Këta njerëz të mençur janë mbledhur në sheshet më të mëdha , në sheshin e lirisë sheshin më të madh në Europë . A mund ta imagjinoni që sot dy raketa goditët sheshin e lirisë. Ne po luftojmë për atdheun , lirinë dhe qytetarët tonë. Çdo shesh sot do të quhet sheshi i i lirisë. Kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë të gjallë. Kjo është një kërkesë e drejtë. Dje 16 fëmijë u vranë. Putin do thotë po godasim strukturat ushtarake. Çfarë lidhje kanë fëmijët në strukturat ushtarake., tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: