President Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për të njohur Juan Guaido si president të Venezuelës.

Kreu i shtetit shprehet se populli i Venezuelës ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë demokratike presidentin përmes votës së lirë.

“Përshëndes vendimin e #ParlamentiEuropian për të njohur #JuanGuaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të #Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt #zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb