DURRES

Në një kohë që studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të ngujohen brenda auditoreve të fakulteteve, pas Tiranës, pedagogët e një tjetër universiteti kanë dalë në krah tyre. Këtë nga  Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, pedagogët kanë mbledhur firmat dhe përmes një deklaratë të përbashkët sqarojnë se janë plotësisht dakord me kërkesat e studenteve për shfuqëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Deklaratë e Asamblesë Akademike të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës
1-Mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar, duke garantuar mbështetjen e plotë dhe gadishmërinë për t’ju mundësuar studentëve zhvillimin e leksioneve në një moment të përshtatshëm për ta.
2-Kundërshtojmë aktet nënligjore të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave që janë në kundërshtim me parimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike, si dhe mungesës së konsultimit me grupet e interesit. Çdo akt ligjor apo nënligjor në fushën e arsimit universitar duhet të konsultohet paraprakisht me grupet e interesit veçanërisht projekt-ligji “Për Kodin e Sjelljes për Integritetit në Kërkimin Shkencornë Republikën e Shqipërisë.
3-Dënojmë çdo deklaratë që ka për synim cënimin dhe denigrimin e figurës së pedagogut

Pedagoget E Universitetit Te Durresit
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb