Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ishin të ftuara dy prej studenteve të Universitetit Luarasi, ndërsa treguan rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe ndihmën e marrë nga Luarasi në drejtimin e tyre.

Njëra prej tyre deklaroi se Luarasi e ndihmoi që në fillimin e rrugëtimit të saj pasi përfitoi bursën që i lejoi të ndiqte studimet e ciklit bachelor pa pagesë për shkak të rezultateve të shkëlqyera. Sipas saj dy faktorë e ndihmuan tejmase në arritjen e rezultateve të shkëlqyera për të përfituar bursën përgjatë studimeve dhe ato ishin vullneti dhe ndihma e madhe e marrë nga stafi pedagogjik i Luarasit që sipas saj e ka motivuar dhe shtyrë sa më shumë.

Ato shtuan se përveç bursave të ekselencës në universitetin Luarasi ofrohen edhe bursa sociale dhe të pjesshme që mund të përfitohen nga arritjet e studentëve në olimpiada apo konkurse të ndryshme.

Vajzat, të cilat kanë përfunduar me sukses studimet e ciklit bachelor në Luarasi kanë zgjedhur të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt dijes po në Luarasi duke vazhduar aty edhe ciklin Master. Ato u shprehën se gjatë studimeve në Master ato kanë mundësi që krahas mësimit të zhvillojnë edhe veprimtarinë e punës pasi universiteti ua lejon këtë edhe me oraret tepër fleksibël për çdo student. Njëra prej tyre shtoi se ndjen se është përgatitur brenda klasave edhe për veprimtarinë jashtë portës së Luarasit, për tregun e punës dhe jo vetëm.

Më tej ato treguan edhe procesin e thjeshtë që mund të ndjeki çdo maturant që synon të ndjekë studimet në universitetin Luarasi, ata mund të informohen pranë ambienteve të shkollës ose në çdo rrjet social të Luarasit në lidhje me programet e studimit që ofrohen, stafin pedagjogjik, ambientet, etj.

“E kam përfituar bursën e ekselencës që ofroi universiteti në fillim të studimeve të mia, ofrojnë edhe bursa sociale që nuk kanë mundësi financiare dhe që kanë dëshirë për të studiuar. Përveç bursave ekselente ka shumë mundësi për të studiuar në universitetin tonë dhe për të marrë një përgatitje të shkëlqyer si ne. Përveç bursave studentët ndihmohen edhe nga ofertat e shumta që ofrojnë tarifa me ulje për ta. Ka nxënës që paguajnë dhe njoftohen për bursën dhe sigurisht që paratë e tyre nuk preken, mund të veprojnë si të duan me to. Bursat përfitohen çdo vit nga studentët, edhe nëse nuk e fitojnë bursën vitin e parë mundësitë ekzistojnë për vitet e tjera. Luarasi ofron disa bursa, sociale, ekselence, të pjesshme, ofrohen mundësi për aktivitete të ndryshme, nëse je kampion në olimpiada të ndryshme mundësohen bursa për to dhe njihen për nxënësit ende në gjimnaz.

Mua ma kanë sugjeruar shumë persona të studioj te Luarasi, por universiteti bënte takime ku shkonin në shkolla dhe bënin prezantimin e studimeve dhe aty e vendosa ku do studioja, turet e Luarasit nuk ishin vetëm në Tiranë por në gjithë vendin, unë studioja në Korçë dhe u njoha me programet e tyre.

Ndjej se jam përgatitur edhe jashtë portes së Luarasit, jo vetëm brenda klasave të shkollës, mendoj se kam arritur të punoj me aftësitë e fituara aty. Ne jemi në punë dhe studimet ende shkojnë shumë mirë, vullneti ka të bëjë të vetën së bashku me mbështetjen e stafit pedagogjik.

E kam zgjedhur Luarasin nga kërkimet e mia për universitete, që në vitin e dytë të gjimnazit, por edhe nga rekomandimet që më bënin shumë njerëz, ndërsa pedagogët më kanë dhënë përshtypje shumë të mira për studimet e mia. Me mbarimin e bachelorit Universieti na ka dhënë mundësinë që në Master të kemi mundësi të zhvillojmë edhe punë në vende të tjera. Stafi na ka ndihmuar shumë edhe kur nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë, na kanë motivuar shumë gjithmonë dhe jemi shumë me fat.

Ti kupton që merr atë që meriton dhe mund të studiosh në Luarasi. Ata që kanë aplikuar për të marrë bursën sociale në Luarasi kanë përfituar, nuk mund të flas më shifra por gjatë periudhës tetor dhe nëntor ata mund të aplikojnë dhe ata që janë më të prirur për të përfituar bursat arrijnë të vazhdojnë studimet te Luarasi.

Të gjitha të dhënat për përfitimin e bursave ndodhen në rrjetet sociale të Universitetit Luarasi dhe maturantët që synojnë të ndjekin studimet aty mund të informohen mbi çdo gjë, përfshirë këtu programet, ciklet, tarifat, ambientet, stafin, etj”, u shprehën studentet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb