Kolegji Universitaritar Luarasi mirëpriti ne auditor, nje nder avokatet  me te njohur te botes shqiptare, aktualisht studiuese dhe pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oksfordit si dhe jep leksione ne metropolet e botes.

Rudina Jasini eshte një emër referent për shumë çështje penale të së drejtës ndërkombëtare dhe në shqipëri jepte leksion për herë të parë. Ajo ka qene pjese  e grupit te avokateve ne mbrojte te kryeministrit Ramush Haradinaj ne gjykatën nderkombetare ne Hage.

Një leksion të hapur Rudina e ka zhvilluar per here te pare ne Shqiperi me studentet e drejtësisë te Kolegjit Universitar  Luarasi.

Studentet e jurispudences  ne kolegjin universitar Luarasi neser do te jene avokate gjyqtare dhe prokurore. Pedagogia shqiptare e Oksfordit  iu sugjeron atyre te mos reshtin duke kerkuar te drejtat e tyre

Kontributi i studiuses Jasini në fushën e jurisprudencës nderkombetare është i jashtëzakonshëm dhe mbreselenes. Por a eshte e gatshme ajo te jape ekspertizen e saj te vyer ne fushen e te drejtes penale apo kushtetuese ne Shqiperi?

Gjate leksionit Rudina Jasini iu tha studenteve se arritjet e saj profesionale i ka arritur fale gërshetimit te pasionit me vullnetin e fortë, si dhe fale një etikë shumë e fortë pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb