Një pedagoge e Ekonomikut në Universitetin e Gjirokastës është infektuar me koronavirus. Menjëherë pas rastit në Universitet ka filluar dezinfektimi i ambienteve pasi më datë 29 qershor kjo e fundit ka qenë aty për të provim. Eshtë e paqartë ku mund të jetë infektuar pedagogia.

Lajmin e ka konfirmaur edhe zv/rektori Jaho Canaj, i cili tha se kolegia e tij është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij, autoritetet kanë marrë të gjitha informacionet per personat e kontaktit.

“Një prej kolegeve tona ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sapo është marrë ky njoftim rektorati u mblodh dhe mori masat për të eliminuar përhapjen e koronavirusit. U morën informacionet kush ishin kontaktet e pedagoges, ishte një pedagoge dhe data e provimit të saj korrespondoi me 3 studentë sepse ishte provim i mbartur. Nuk ka vend për panik. Kolegia jonë është në gjendje të mirë shëndetësore. Është vetëizoluar në shtëpi dhe janë marrë masat për tu vetëkanrantinuar personat e kontaktit“, tha Canaj për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb