TIRANË- Pedagogia e Gazetarisë dhe aktivistja në mbrojtje të grave dhe vajzave të dhunuara në 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka zgjedhur të ndajë me studentët e “Këndit të Ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24”, në News 24 disa të vërteta nga jeta e saj e përditshme, angazhimet në punë, që e mbajnë shpesh larg familjes. Ajo tregoi edhe surprizën më të bukur, për sot, letrën që i kishte shkruajtur e bija.

Dobësinë për seksin femër, pedagogia thotë se e mbart edhe në Fakultet, ku gjithmonë i favorizon ato, ndërsa shton se edhe qeverisja do ishte tjetër, nëse në politikë do kishte më shumë gra. “Edhe me statistika rezulton se gratë janë më të ndershme në punë dhe japin maksimumin e tyre”,- u shpreh Luarasi.

Luarasi nuk nguroi të shprehë hapur edhe mendimin për politikanët, ndërsa në një krahasim mes Ramës e berishës ajo thotë se: Rama njerëzit e vetë nuk i mbështet aq shumë sa Berisha. Por nga ana tjetër më pëlqen karizma e tij si politikan”.

Pedagogia Luarasi tha që do ishte shumë mirë sikur se të gjithë burrat deputetë, që nuk iu është dëgjuar ndonjëherë zëri në Kuvend, të zëvendësoheshin nga gratë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: