VLORE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës një ditë më parë, ku një burrë, baba i tre fëmijëve është gjetur i vetëvarur brenda banesës së tij.

Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj ka treguar përmes një postimi në Facebook arsyen që çoi babanë e tre fëmijëve t’i jepte fund jetës së tij.

Ai thotë se kryefamiljari i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike, pasi ka humbur paratë në kazino. Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale.

POSTIMI I PLOTE
Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.
Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.
Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.
Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24.
Vertet zgjat shume…
Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…
Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.
profesori

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: