Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka shokuar mbarë opinionin publik.

Ngacmimi seksual ndaj të miturës kishte nisur prej vitesh, por vetëm pak ditë më parë u publikua, pasi vajza kishte vendosur të bënte denoncimin në polici.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbrojtje të saj është e gjithë shoqëria shqiptare, e cila dënon ashpër këtë fenomen të rëndë. Gazetari Osman Stafa sjell në redaksinë e “BalkanWeb” disa foto të vendosura nga qytetarët në rrugët e Tiranës, që përcjellin mesazhe kundër përdhunuesve.

“Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë! Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi”, janë disa prej mesazheve të vendosura nëpër rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb