TIRANE – Ekstradimi drejt Italisë i 68-vjeçarit nga Vora, pas denoncimit të një vajze italiane që kërcënohej me video e foto nudo, ka zbuluar perversitetet e pedofilit shqiptar.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se pedofili shqiptar Ahmet Dedej kërcënonte prej dy vjetësh vajzën 14-vjeçare, se do t’i publikonte foto nudo, nëse ajo nuk vazhdonte të zhvishej dhe të kryente seks online, kur fliste me të në “Facebook”.

Në fakt, 68-vjeçari nuk kishte shkelur kurrë në Itali, por fliste mirë italisht dhe e kishte bindur vajzën italiane të bënte veprime të tilla në rrjetet sociale, prej dy vjetësh, që kur ajo ishte 12 vjeç.

Pas ekspertizës që iu bë kompjuterit të 68-vjeçarit, specialistët shqiptarë dhe italianë gjetën plot 52 fotografi me përmbajtje pornografike të vajzave të mitura.

Por specialistët zbuluan se 68-vjeçari kishte edhe foto të mbesës së tij të mitur dhe fotot e vajzës së tij, të cilën e kishte fotografuar duke kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj,

68-vjeçari nga Vora u ekstradua pak ditë më parë, pas denoncimit të bërë në polici nga nëna e vajzës italiane. Pas denoncimit autoritetet italiane kërkuan ndihmën e Shqipërisë, duke mundësuar ekstradimin e 68-vjeçarit në shtetin fqinj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: