TIRANE

Dua Lipa mbylli turin e saj “Future Nostalgia” në Tiranë, në një datë të shënuar si 28 nëntori, dita e Pavarësisë. Për gati dy orë, ajo performoi në sheshin “Skënderbej” disa nga hitet më të mëdha, shoqëruar me super performanca, fjalë zemre por edhe lot.

Autorja e shumë hiteve ndryshoi disa herë veshjen e saj, duke u shfaqur fillimisht me një jumpsuit të argjend dhe të kuq. Si në hyrje, ashtu edhe në fund të koncertit Dua elektrizoi fansat teksa realizoi me duar shqiponjën dy krenare, simbolin e fuqishëm shqiptar dhe më pas vendosi mbi supe flamurin kuq e zi.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

v

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: