KOSOVË-Peja ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultat 70 me 66.
Ndeshje e zhvilluar në Suharekë i takoi “Shqiponjave” që nga fillimi.
Pjesën e parë pejanët e fituan me 13 pikë epërsi, 23 me 10, ndërsa në të dytën ata shtuan epërsinë edhe për një pikë. Pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 41 me 29.

Në pjesën e dytë “Plisat” morën iniciativën duke ngushtuar diferencën në pikë. Periudha e tretë përfundoi me katër pikë epërsi për Prishtinën, 21 me 17.

Në fund Prishtina provoi të afronte edhe më shumë rezultatin dhe në fund e bëri ndeshjen dramatike duke e afruar rezultatin deri në një pikë, por Peja me mbrojtje të fortë në aksionin e fundit arriti të siguronte fitoren.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: