Sulmuesi kroat Pero Pejiç duket se do ta vazhdojë karrierën në vendlindje. Sipas burimeve të “Panorama Sport”, 34-vjeçari ka gjetur akordin me skuadrën e elitës së futbollit kroat, Sllaven Belupo, dhe pritet që nesër të firmosë kontratën.

Pejiç priti disa ditë për të parë një ofertë të re nga Kukësi, por duke qenë se kampionët e Shqipërisë nuk u treguan të interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me të, ai vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së skuadrës ku aktivizohet edhe ish-kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi.

Pejiç ka qenë edhe më parë pjesë e Belupos teksa ka luajtur për këtë skuadër nga viti 2003 deri në vitin 2007. Ai është aktivizuar në 83 ndeshje duke shënuar 13 gola./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: