Pero Pejiç është një nga 5 futbollistët e Kukësit që në të shkuarën e ka fituar Kupën e Shqipërisë. Goleadori i kampionatit kërkon suksesin ndaj Laçit, pasi një triumf në finalen që do të zhvillohet në “Qemal Stafa” do të veshë me nota pozitive sezonin e verilindorëve. Mosfitimi i titullit kampion këtë sezon sjell si detyrim triumfin në Kupën e Shqipërisë, në një ndeshje finale për t’u luajtur. “Është një finale e madhe për ne, pasi nëse fitojmë, sezoni do të jetë perfekt. Është një sfidë e rëndësishme për ne”. Pejiç ka qenë protagonisti absolut jo vetëm për Kukësin, por dhe i kampionatit, duke qënë se është shpallur golashënuesi më i mirë me 31 realizime. Bomberi kroat ka shijuar rrugën e rrjetës edhe në finalen e 2011-ës, kur me fanellën e Tiranës ndëshkonte Dinamon, për të çuar sfidën në shtesë dhe më pas në penallti. Kujtime që rikthehen, por pa trazuar të tashmen e 32-vjeçarit. “Në 2011 në Durrës ndaj Dinamos shënova gol dhe më pas edhe një nga penalltitë dhe fituam trofeun.

Por unë jam i përqendruar te ndeshja me Laçin, ashtu si dhe e gjithë skuadra”. Këtë sezon dy skuadrat kanë ndarë pikët në mënyrë të barabartë, pasi kanë marrë nga një fitore secila duke regjistruar edhe dy barazime. Një nga arsyet përse Kukësi dështoi për të dalë kampion është fakti që u ndal nga Laçi, i cili rezultoi një kundërshtar i vështirë për ta. Por Pejiç injoron faktet duke u shfaqur me shumë besim. “Me Laçin gjithmonë ka qenë ndeshje e fortë. Nuk mendoj për kundërshtarin, por për Kukësin. Kemi 4 fitore dhe për më tepër një trajner të mirë. Është një finale dhe besoj të marrim kupën”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: