Pero Pejiç shkruan me gërma të arta emrin e tij jo vetëm te skuadra e Kukësit, por edhe në kampionatin shqiptar. Bomberi kroat ka tejkaluar pritshmëritë ndaj tij për të vendosur rekordin personal të golave në një sezon, por mbi të gjitha duke lënë pas edhe emra të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar. Me 31 realizimet e deritanishme Pejiç është golashënuesi më i mirë në dekadën e fundit. 32-vjeçari ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash dhe duke bërë krahasimet me 20 vitet e fundit, ai ka lënë pas emra si Daniel Xhafaj, Migen Memelli, Hamdi Salihi, Klodian Arbri apo edhe Artan Bano.

Me golat e shënuar këtë sezon, Pejiç ka barazuar rekordin e vendosur nga ish-sulmuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi në sezonin 2000-2001, por me ndryshimin se golat e Fortuzit u shënuan në një kampionat me 26 javë. Ndërkohë, duket i paarritshëm rekordi i Vioresin Sinanit me 36 gola të vendosur në sezonin 2003-’04 kur luante me skuadrën e Vllaznisë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: