Kina ka bërë thirrje për vetëkontroll, pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.
“Në mungesë të një hetimi përfundimtar, nxjerrja e përfundimeve se kush duhet të ketë përgjegjësi mund të rezultojë një papërgjegjshmëri”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying.
“Shpresojmë se të gjitha palët të mund të vetëpërmbahen dhe të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Hua.