Kina synon të negociojë me ritmin e saj për një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen e përbashkët të investimeve me Bashkimin Europian, theksoi Pekini, me shumë gjasa duke përjashtuar perpektivën e një kompromisi para fundit të vitit.

Qeveria kineze ringjalli shpresat për një marrëveshje javën e kaluar duke njoftuar se bisedimet e ndërmarra me Brukselin shtatë vjet më parë ishin në fazat e fundit.

Të dy palët i kishin vendosur vetes muajt e fundit objektivin e përmbylljes së negociatave para fundit të vitit 2020.

Por perspektiva e një afrimi Kinë-BE është kritikuar këto ditët e fundit, veçanërisht nga Franca dhe nga administrata e ardhshme e SHBA-së.

Në një deklaratë të bërë dje në mbrëmje, Ministria kineze e Tregtisë u përmbajt nga përmendja e afatit të 31 dhjetorit dhe shpreh për një zgjatje të mundshme të diskutimeve.

“Arritja e një marrëveshjeje supozon që dy palët të punojnë së bashku dhe të bëjnë secili një hap drejt tjetrit”, sipas komunikatës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb