TIRANË-Një takim i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit 16+1 që do të mbahej sot në Pekin të Kinës ka rezultuar me mungesa nga pala shqiptare. Mësohet se i ngarkuari me punë i Shqipërisë ka injoruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës me mungesën e sotme në këtë takim.
Ambasadorë dhe gazetarë nga 16 vendet e Europës po zhvillojnë një takim në Pekin të Kinës. Në takim po marrin pjesë vende të Evropës qendrore e lindore, diplomatë të 15 vendeve, por mungoi vetëm përfaqësuesi shqiptar. Mësohet se i ngarkuari me punë nga Shqipëria kishte konfirmuar pjesëmarrjen, por ditën e sotme teksa zhvillohej takimi, vendi i tij rezultoi bosh.
Kujtojmë që Shqipëria ka dorëzuar 4 projekte për fonde nga qeveria kineze, ndërsa takimi sot do të rezultonte me nënshkrim të marrëveshjeve të tjera.
*Përfaqësuesit e medias shqiptare në këtë takim kanë gjetur mikpritjen e një zyrtari shqiptar nga Maqedonia.
Ky që shihni në foto është z Bekri Ajdini, ambasadori i Maqedonisë në Kinë, i cili po shoqëron gazetarët shqiptarë në Pekin.
ambasadorimaqeodnise

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: