KINE- Pekini ia ka kaluar për herë të parë Nju Jorkut si qyteti me numrin më të madh të miliarderëve. Një total prej 100 miliarderësh jetojnë tani në kryeqytetin e Kinës, krahasuar me 95 në Nju Jork, bën të ditur raporti i firmës Hurun.

Shangai, që është qendra komerciale e Kinës, ka dalë në vendin e pestë. Hurun, firma që ndjek pasurinë dhe luksin në Kinë, ka matur pasurinë e miliarderëve me dollarët amerikanë. Kryetari i firmës, Rupert Hoogewerf, ka thënë se rritja e të pasurve në Kinë ka ndodhur pavarësisht ngadalësimit ekonomik dhe paqëndrueshmërisë së tregut të aksioneve.

Hurun ka gjetur se njeriu më i pasur në Kinë vazhdon të jetë Wang Jianlin, i cili ka pasuri me vlerë prej 26 miliardë dollarësh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: