Ministria kineze e Punëve të Jashtme kritikoi sot vendimin e Kanadasë për të vazhduar me ekstradimin e Meng Wanzhou, shefja financiare e gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei”.

Zëdhënësi i ministirsë së jashtme, Lu Kang tha se “burgimi arbitrar i Meng përbën një shkelje serioze të të drejtave ligjore dhe interesave të qytetarëve kinezë. Ky është një incident i rëndë politik”.

Ai përsëriti thirrjet e bëra ndaj SHBA-së për t’u tërhequr nga urdhër arresti për Meng, që pritet të dalë të mërkurën para gjykatës, shkruan atsh. SHBA-ja akuzon Meng për mashtrim ndaj institucioneve financiare duke fshehur inforamcione në lidhje me transaksionet me Iranin. Ka gjithashtu shumë akuza kundër “Huawei”, përfshirë vjedhjen e sekreteve tregtare nga “T-Mobile”, një konkurrent.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb