Miliona persona në Pekin janë duke jetuar nën kushte të reja të kufizimit, teksa vazhdon të rritet numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Ky qytet ka raportuar për 31 raste të reja të mërkurën, duke e çuar numrin total në 137, vetëm në javën e kaluar.

Përpara shpërthimit të ri, kryeqyteti kinez nuk pati regjistruar raste lokale të të infektuarve për 57 ditë.

Shpërthimi besohet se ka nisur në një treg të madh të ushqimit, që furnizon 80 për qind të qytetit me mish dhe perime.

Të paktën 27 lagje janë klasifikuar me rrezik të mesëm, dhe një lagje afër tregut, me rrezik të lartë.

Më shumë se 1,200 fluturime janë anuluar, për dhe nga qyteti, si dhe shërbimet e trenave janë kufizuar deri të paktën më 9 korrik.

Mësimi nëpër shkolla fillore, të mesme, dhe kolegje është pezulluar, derisa palestrat janë mbyllur.

Megjithatë, rrugët janë të hapura dhe fabrikat mund të punojnë ende.

Pas regjistrimit të mbi 80,000 rasteve të reja në fillim të muajit mars, Kina ka raportuar vetëm për 3,200 raste të reja, që nga ajo kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb