Nëse flitet për Botërorin nuk mund të mos vijë në mendje Edson Arantes do Nascimento, apo siç e njohin të gjithë me emrin Pele.

Legjenda braziliane është i vetmi që ka fituar 3 Botërorë dhe sigurisht nga organizatorët rus i ishte bërë një ftesë për ceremoninë hapëse të ditës së enjte.

Gjithsesi sipas raportimeve të fundit duket e vështirë që Pele të udhëtojë drejt Rusisë. 77-vjeçari kishte planifikuar të mbërrinte që të dielën në Rusi pasi do të mbante një konferencë në universitetin kryesor të vendit, por kjo nuk ka ndodhur pasi ai ka anuluar vizitën.

“Pele nuk do të vijë (në universitet), sepse ndjehet keq, ka probleme me këmbët dhe para të martës do të vendoset nëse më në fund do të marrë pjesë në hapjen e Kupës së Botës, apo jo”, – tha zëdhënësi i tij për shtypin lokal.

Pele, i cili është i admiruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, edhe në mars anuloi një vizitë për në Rusi, ku do të ishte i nderuar gjatë ndeshjes miqësore mes “ushtrive” dhe “canarinha”, me rastin e 60-vjetorit të debutimit të tij në Botëror.

46E2D96B00000578-0-image-a-15_1512171041700

Kohët e fundit braziliani ka shfaqur disa probleme shëndetësore, madje në vizitën e fundit në Rusi ai lëvizte më një karrige me rrota.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: