Pele dhe Maradona kanë qenë bashkë në disa evente, por të luajnë së bashku e kanë bërë vetëm njëherë në një shoq televiziv në Rio de Janiero të Brazilit.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur Maradona dhe Pele gjenden së bashku në një emision. Maradona i thotë: “Është një ëndërr e imja që të luaj një lojë me kokë me ty”, dhe Pele pranon menjëherë.

Përgjatë karrierave të tyre, Maradona ka 356 gola në 679 ndeshje, kurse Pele ka 1,281 gola në 1,363 ndeshje, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore dhe ato jo zyrtare.

Po ashtu, të dy kanë arritur ta fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre, Maradona fitoi Botërorin e vitit 1986, kurse Pele e ka fituar Kupën e Botës tri herë (viti 1958, 1962 dhe 1970).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb