BRAZIL-Sërish dasmë për legjendën braziliane Pele, që në moshën 75 vjeçare do të martohet në 16 korrik me 50 vjeçaren Marcia Cibele Aoki.

Të dy janë njohur në Vitet Tetëdhjetë, ndërsa janë bashkë që prej 6 vjetësh. Cifti do të betohet përpara Zotot në një ceremoni fetare në Guaruja, një vend pranë brigjeve të San Paolo.

Sipas The Sun çifti kishte dashur të martohej që dy vjet më parë, por martesa ishte shtyrë për shkak të disa problemeve me shëndetin të Pele.

Pele dhe Marcia janë takuar për herë të parë në një party newyorkese në vitet Tetëdhjetë, por dashuria mes tyre duket se ka nisur vetëm në vitin 2010, kur u takuar rastësisht në San Paolo. Dalja e parë publike për çiftin ishte katër vjet më parë, me rastin e një ceremonie çmimesh në Monaco.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb