Gazetari i mirënjohur, Ferdinand Samarxhi, foli për “News24” nga Mali i Tomorrit për pelegrinazhin, që po kryhet nga besimtarët bektashinj.

Samarxhi tha se pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, njerëzit nuk kanë ngurruar t’i ngjiten Malit të Tomorrit për të kryer lutjet e tyre dhe të gjitha ritet e tjera, përveç grumbullimeve dhe aktiviteteve festive.

“Edhe pse pandemia, qytetarët i janë ngjitur malit dhe kanë ardhur në Tomorr. Të gjithë i drejtohen malit, luten, marrin kurbanin dhe shkojnë në punën e tyre. Njerëzit janë larg njëri-tjetrit, nuk ka asnjë tubim, asgjë. Sivjet ndoshta pritet fluks në ardhje, por sot mund të them se rreth 300 mijë vetë kanë ardhur dhe kanë krijuar ndjesinë homerike, ashtu si vinin më parë e rrinin ditë-natë pa gjumë, por pa aktivitete. Të gjithë peligrinët janë të mirëpritur, të mirëkuptuar dhe vazhdojnë të kryhen të gjitha ritet e lutjet. Ky vend i lashtë sot pret e përcjellë peligrinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të tjera. Kanë ardhur njerëz nga shumë vende të ndryshme, pasi Shqipëria nuk i ka mbyllur kufijtë. Kemi një organizim të përsorur, pavarësisht se jetë artistike nuk ka”, tha gazetari.

I pyetur për historinë e këtij pelegrinazhi, Samarxhi u shpreh se “Ky është vendi ku vërtitet vetë historia. Është vend i shenjtë, me histori. Sa më shumë të gërmosh historinë, do të zbulosh për të”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb