Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Fluksi i pelegrinëve në Malin e Tomorrit është shumë i lartë, dhe çdo orë sa vjen dhe shtohet. Ndërkohë festa e shenjtë e Bektashinjve do të vijojë aktivitetin e saj deri më 25 gusht.
Në një intervistë për News24, Baba Mondi u shpreh se janë marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë dhe për të treguar kujdes për besimtarët që i bashkohen pelegrinazhit.