Gazetari i njohur Ferdinad Samarxhi ka zbuluar në rubrikën “Opinion” në Neës24 detaje nga pelegrinazhi që zhvillohet çdo vit në tempullin e “Abaz Aliut” në Malin e Tomorrit.

Ai zbuloi se më shumë se 700 mijë njerëz kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e këtij viti, teksa Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ishte kujdesur për investime në infrastrukturë, në mënyrë që të mos hasej asnjë pengesë gjatë 5 ditëve të festës.

“Këtu çdo vit numri i pelegrinëve ka nisur të rritet. Në fillim ka rritur në 50 mijë, ndërsa vjet arriti në 700 mijë dhe pritet që ta kalojë këtë shifër këtë vit. Në Tomor nuk ka gjumë, atje je pranë Zotit. Atje inspirohesh dhe kjo i bën këta njerëz të vijnë dhe të shenjtërojnë malin. Sivjet ishte një organizim tepër i përsosur. Edhe pse u hap rruga e re vitin e kaluar, ajo nuk mundi ta përballojë fluksin e madh të pelegrinëve. Vargu i makinave arrin deri në 1500 mijë njëherësh në rrugë.  Kryegjyshi Botëror e solli këtë institucion të madh botëror në 1924 në Shqipëri. Nga ky tempull drejtojnë sytë rreth 800 milionë njerëz në të gjithë botën. Kryegjyshi Botëror ka marrë masat që vitin e ardhshëm të ketë investime më të mëdha në infrastrukturë. Për herë të parë sivjet, Kryegjyshata Botërore solli gjithë mjekët e saj nga spitali “Continental” për të mbarë vajtur probleme shëndetësore të pelegrinëve. Në këtë tempull njerëzit vijnë dhe hedhin valle në logun e burrave si në kohën e traditave homerike. Nuk kishte sivjet asnjë pengesë, pelegrinët gëzuan. Në pelegrinazh kishte edhe japonez, i thashë çne këtu ti. Ai kishte studiuar rrënjën gjenealogjike të familjes së tij që kishin ardhur në këtë tempull që në kohën e Qerbelasë dhe ai më tha se ka ardhur të ndjekë rrënjët e tij”, tha Samarxhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb