Zërat për një largim të mundshëm të Lionel Mesit vazhdojnë ta shqetësojnë ambientin katalanas, ku argjentinasi konsiderohet një mit. Për ta ndezur edhe më shumë këtë temë, mendon trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini, i cili është shprehur për mediat britanike se “citizens” i kanë mundësitë financiare për ta blerë 27-vjeçarin.

Është përllogaritur se për të siguruar shërbimet e Mesit nevojiten në total 480 milionë paund, afërsisht 620 milionë euro, ku 250 milionë është vetëm klauzola e largimit nga Barcelona. Pelegrini është shprehur se është normale që klube me potencial të rëndësishëm ekonomik si Mançester Siti të interesohen për lojtarët më të mirë në qarkullim, por gjithçka varet nga disponibiliteti i yjeve për t’iu bashkuar formacionit të tij.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: