TIRANE – Zv/kryeministri Niko Peleshi ka sqaruar në emisionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku statusin e deputetit të PD­së, Sali Berisha, i cili një javë më parë shkruante në “Facebook” se Rama e kishte rrahur në zyrën e tij ish­kryebashkiakun e Korçës.

I pyetur nga gazetari Qafoku, Peleshi nuk preferoi të komentonte gjatë këtë akuzë të Berishës, duke thënë se nuk merrej me lojërat e një plaku.
“Këto janë lojërat e një plaku që sillet si fëmijë”,- tha Peleshi.

STATUSI I BERISHES PER PELESHIN
“Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditësh nga Edvin Kristaq Rama, në zyrën e tij, të zëvendësit të tij Niko Peleshi. Uganda në vitet 70 ka patur një diktator që quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qenë dhe kampion boksi. Ai u bë famoz edhe për rrahjen që u bënte ministrave të tij në zyrë apo mbledhje të kabinetit. Agresiviteti në momente të caktuara i Edi Ramës, është i njohur nga të gjithë. Ai është akuzuar publikisht për shfaqje agresiviteti ndaj familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtareve në Bashki dhe në kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk është hera e parë. Po ju rikujtoj të dashur miq këtu fjalët që u përhapën në mbarë Tiranën për shtrimin në dajak brenda në selinë e PS të një udhëheqësi kryesor të PS, sepse Rama dyshoi se familjarët e tij ndihmuan në fitoren e z. Luzim Basha në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu dihet se rrahje me grushta dhe me nxirje të forte të syrit pati dhe Tahiri në muajin gusht por atëherë u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Ramës sepse Saje qorri gjeti lidhje të Gysit me grupin e drogës të Ajet Sules në Durrës dhe Rama i tregoi Gysit për informacionin e Tahirit, gjë që Gysi e kuptoi si leje për të shtruar në dajak Tahirin! Sb”,- shkruante Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: