TIRANE- Zv.Kryeministri Niko Peleshi së bashku me ministrat të Ekonomisë Ekonomisë, Milva Ekonomi, të Bujqësisë Edmond Panarit, Krytearin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako si dhe përfaqësues të tjerë të bujqësisë morën pjesë të hënën, në konferencën “Agroturizmi një vlerë e shtuar ekonomike dhe mjedisore”, që u zhvillua në resortin e ri agroturistik të Sami Gjergjit, në Manzë të Durrësit.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Zv.Kryeministri Peleshi vlerësoi këtë sipërmarrje si modelin që tregon se bujqesia dhe agroturizmi, po zhvillohen duke kontribuar në rritjen ekonomike te vendit “Shqipëria ka bërë progres në fushën e bujqësisë. Ndersa vendi ka potenciale të mëdha dhe reformat e qeverisë po japin rezultate për jetën e komunitetit”-tha Peleshi.

“Rilindja është bashkësia e këtyre mrekullive të vogla në gjithë vendin, vijoi ai, ndersa vuri ne dukje se, Shqipëria eshte vendi i njerëzve të punës, jo fjalëve, por veprave. Ai solli ne vemendje rezultatet pozitive qe ka arritur ky sektor ku nenvizoi se, kontributi i bujqesise ne GPP arrin sotne 19% dhe mbi 50% e popullsise jeton ne zonat rurale.

“Misioni ynë është zgjidhja e problemeve. Të vlerësojmë më shumë ekspertët e vjetër. Shqipëria ka bërë progres në rrugën e bujqësisë dhe ajo ka pasuri të shumta, të cilat duhet të shfrytëzojmë potencialet tona. Pa reformë territoriale ne nuk do mund të hartonim strategji që përfshijnë potencialet që i kalojnë kufinjtë e një komune, por i gjejmë brenda kufijve të një bashkie”, -theksoi Peleshi.

Ndërsa, Ministri i Bujqsisë Edmond Panariti tha se, “Qeveria ka dhënë mbështetje për bujqësinë. Martesa më e zgjuar e bujqësinë është ajo me turizmin. Zhvillimi i turizmit, zhvillon bujqësinë. Ky është një model frymëzues që ka tërhequr vëmendjen e zonës por edhe Shqipërisë”.

Duke marre fjalen kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako shprehu mbeshtetjen e institucionit qe ai drejton ne adresimin e politikave dhe projekteve që nxisin zhvillimin e bujqësisë.

“Tashmë kemi tokë bujqësore. Sot përballemi me bujqësinë, që përpara nuk ka ekzistuar. Agroturizmi është veprimtari e re për turizmin dhe bujqësinë. Kemi potenciale për zhvillimin e mëtejshëm. Shumë shpejt do zgjidhim problemet e tokave bujqësore në këtë zonë. Do i japim mbështetje sa më të madhe bujqësisë’ ka thënë Dako.

Aktiviteti vijoi me viziten dhe shijimin e produkteve bujqesore te zones, te servizuara ne resortin e ri agroturistik, ne Marze te Durresit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: