Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kujtuar sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Peleshi thekson se Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.

Sipas Peleshit, nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie.

MESAZHI I PELESHIT
12vjetNATO
12 vjet ne NATO – Prej 12 vjetësh, Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.
Nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie, sesa rritja dhe përsosja e EOD, një strukturë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila ka bërë emër të mirë dhe e ka nderuar vendin tonë në gjirin e NATO-s me suksesin e saj.
#12vjetNATO


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: