Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se beteja me flakët po vijon ende.

Ai thotë se efektivët e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile, janë duke punuar për të neutralizuar flakët në Karaburun, Mallakastër, Lezhë, Theth dhe Vermosh. Ai shton se në të gjithë këto territore, për fat të mirë nuk ka kërcënime në jetë apo banesa.

Postimi i plotë i Peleshit:

Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb