Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpërndarë një video në “Facebook”, duke u shprehur se situata nga përmbytjet po normalizohet.

Peleshi thekson se kemi rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në Përmet dhe në Memaliaj.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:

Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.

Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Permet dhe Memaliaj.

Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër.

Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

#tëgatshëm24/7

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb