TIRANE – Zëvendës/kryeministri Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein. Mësohet se në fokus të bisedës mes tyre ishte progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe ecuria e përmbushjes së pesë prioriteteve.

Zëvendës/kryeministri e falenderoi raportuesin Fleckenstein për angazhimin e tij personal në mbështetje të dialogut politik në vend dhe e njohu atë me hapat e ndërmarra nga qeveria për përmbushjen e pesë prioriteteve si dhe me planet e saj për reformat që do të ndërmerren në të ardhmen. Ai e informoi Raportuesin për Shqipërinë për vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të vendosur sundimin e ligjit në çdo aspekt të jetës së vendit dhe për rëndësinë që do të ketë reforma në drejtësi gjatë vitit 2015.

Fleckenstein shprehu gatishmërinë e tij dhe të Parlamentit Europian për të ndihmuar Shqipërinë dhe njohu përparimin e bërë në përmbushjen e pesë prioriteteve të integrimit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb