KORÇE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi detyrohet të ndërpresë për disa sekonda fjalimin e tij, pasi i bie celulari.

Megjithëse aktiviteti Forumi Urban që po zhvillohej në qytetin e Korçës transmetohej drejtpërdrejt, dikush nuk e ka ditur këtë gjë dhe ka telefonuar zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, i cili ndërkohë po mbante një fjalim.

Ai është detyruar të ndërpresë fjalën dhe ka nxjerrë celularin nga xhepi i brendshëm i xhaketës dhe më pas e ka fikur. “E pabesueshme që e kam harruar celularin hapur”, tha Peleshi, disi në siklet dhe më pas vijoi fjalën e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: