TIRANË

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për peeligrinazhin në Malin e Tomorrit, deklaroi se ky vend ishte një tempull i lashtë.

Samarxhi theksoi se njerëz nga gjithë bota po e vizitojnë këtë tempull, edhe në kohë të pandemisë.

“Tomorri është tempulli i parë mbi dhe. Këtë e përmendin historianë dhe shkrimtarë të lashtë grek. Nga kjo gjë, njerëzit vijnë nga të gjitha anët e botës këtu. Feja helene e ka atdheun e saj në Dodonë.

Edhe pse pandemi, njerëzit vijnë nga Shqipëria dhe e gjithë bota. Në këtë tempull, vinin delegacione të huaja. Duke qenë se ky vend ishte si i egër, të tjerët në atë kohë duhet të kishin përkthyes”, tha Samarxhi.

Ferdinand Samarxhi ka folur edhe për kurbanin, duke thënë se është një sakrificë sublime e njerëzve ndaj perëndisë.

“Kurbani është një fli për perëndinë. Njerëzit që të jenë sa më afër perëndisë, bëjnë kurban. Saranda dhe Gjriokastra kanë qenë vende të vjetra, ku bëhej fli me kurban. Kurbani është shenjë e flijimit të gatimit me perëndinë. Janë marrë masa nga bashkitë aty Berat, Corovodë etj kundër koronavirusit.  Nuk do ketë aktivitete. Në Malin e Tomorrit kam gjetur japonez. E pyeta dhe i thashë pse ti, tha ka qenë gjyshi im u shpreh dhe më tregoi historinë pellazgjike”, u shpreh Samarxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb