Partneritet i ri për kompaninë e prodhimit të gomave ‘’Michelin’’ e cila zgjodhi kampionen olimpike italiane notaren Federica Pellegrini si ambasadoren e saj.

Kampione olimpike dhe mbajtësi i rekordeve botërore në 200 metra stil i lirë dhe europian në 400 metra stil i lirë, në të vërtetë do të jetë fytyra e fushatave të komunikimit Michelin për periudhën dy vjeçare 2020/2021.

“Federica Pellegrini me karrierën e saj të gjatë gjithmonë në krye përfaqëson më së miri konceptin e ‘Performancës së perfeksionit’. Kjo filozofi është baza e zhvillimit të gomave të Michelin dhe kombinon qëndrueshmërinë me performanca e lartë nga kilometri i parë deri në kilometrin e fundit. Ky është qëllimi ynë, është angazhimi ynë për klientët tanë dhe mjedisin përreth nesh”, deklaroiMarco Giuliani, Drejtor Tregtar i Michelin.

Michelin do të shoqërojë Pellegrinin edhe gjatë udhëtimit të ri në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

“U kënaqa jashtëzakonisht shumë kur zbulova se cili është angazhimi i Michelin për sigurinë dhe mjedisin. Të kesh një partner të shkëlqyeshëm si Michelin, është një arsye më shumë për të shtyrë udhëtimin drejt Tokios’’, theksoi kampionia Pellegrini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb