Sa herë je gjendur nëpër dyqane apo vitrina ku këpucët të kanë tunduar? Është e vështirë t’u rezistosh uljeve të sezonit dhe blerjeve të këpucëve, sado shumë që të kesh. Të gjithëve u ndodh të shikojnë një palë këpucë të reja, t’i pëlqejnë dhe të mos i rezistojnë dot tundimit për t’i pasur, edhe në rast se karta e kreditit është në limitet e saj.

Por, natyrisht, të ka ndodhur që edhe pasi i ke blerë, i ke veshur për disa orë, je kthyer në shtëpi duke thënë: “I urrej këto këpucë!” Nuk është se i urren në të vërtetë, por nuk e duron dot dhimbjen që të shkaktojnë.

Mos u shqetëso, sepse nuk je vetëm! Pothuaj të gjitha femrat vuajnë nga kjo “sëmundje”, e cila ka një sekret, shkruan “portlab”. Dhimbjen e këmbëve mund t’ia kursesh vetes.

1. Natyrisht, të gjithë e dinë tashmë që këpucët nuk duhen veshur çdo ditë, sepse edhe ato kanë nevojë të marrin frymë.

2. Po ashtu, duhet ta dish edhe që këpucët e reja nuk duhen veshur asnjëherë zbathur, sidomos nëse të duhet t’i mbash për orë të tëra veshur. Jo vetëm që mund të të shtojnë dhimbjen e këmbëve dhe lodhjen, por, sado cilësore të jenë, do të krijojnë djersë në këmbë duke të të krijuar edhe më shumë siklet.

3. Dhe, ajo që mund të mos kesh ditur deri tani është koha që rekomandohet për të mbajtur veshur këpucët e reja. Asnjëherë mos i mbaj këpucët e reja gjatë një dite pune të tërë. Sa herë do të veshësh këpucë të reja, vishi ato vetëm për disa orë dhe merr me vete një palë rezervë. Sapo del nga shtëpia, gjysmën e ditës mbaj veshur të rejat dhe pjesën tjetër, një palë rezervë. Duke vepruar kështu, do t’i kesh këpucët gjithmonë të thata dhe në këtë mënyrë do t’i kursesh vetes dhimbjen e këmbëve. Kur të kthehesh në shtëpi, këmbët do të të falënderojnë patjetër. Seriozisht!
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: