Të gjithë e mbajmë mend Ana Lleshin. Emri i saj bëri shumë bujë vitin e kaluar, për shkak të pjesëmarrjes në formatin e dashurisë “Përputhen”.

Ana u prezantua si një vajzë pa komplekse, e dashur dhe me një dobësi ndaj familjes. Fillimisht ajo nisi disa takime romantike me Fatjon Kuqarin, por historia e tyre pësoi krisje për shkak të përplasjeve që shpesh kishin në takime e studio.

Më pas, një foto e publikuar ku Ana shihej e shtrirë në shtrat me Arjon Lulin, një tjetër konkurrent, bëri që të përjashtohej nga emisioni e ta ndërpriste aty rrugëtimin e saj. Mirëpo, ende pa e gjetur dashurinë e jetës, siç ajo dëshiron, Ana është rikthyer sërish në emision, kësaj here me qëllimin për të gjetur burrë e bërë fëmijë. Kësaj thirrje, Bruno, një nga konkurrentët, iu përgjigj pa hezitim.

“Mua nuk më tremb. Është e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur. Edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno.

Aldisi po ashtu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur. Për të gjithë ata që i kanë harruar bëmat e saj të para dy viteve në “Për’puthem” po ua rikujtojmë.
Ana Lleshi është 27- vjeçarja më e komentuar e fundit të vitit 2020, në programin e njohjeve “Përputhen”. Ajo ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë. Vajza, e cila zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkonte partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, që i pëlqen adrenalina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb