Melania Trump zgjedh traditën për të dekoruar pemën e Krishtlindjeve. ‘Presidenti, Barron dhe unë jemi të lumtur për Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë. Ashtu si për shumë familje të vendit, traditat e festave janë edhe për ne të rëndësishme’, ka deklaruar zonja e parë e Amerikës, duke thënë që ‘shpreson që të gjithë vizitorët të ndjehen si në shtëpinë e tyre’.

Melania ka zgjedhur një set krishtlindjesh prej porcelani të përdorura nga Reagan, një kopje librash me tregime për Krishtlindje të Charles Dickens që i përkiste Franklin Roosevelt dhe inspirohej nga dekorimet e 1961 për temën klasike të Arrëthyesit.

Përveç pemës zyrtare të Krishtlindjeve, ka edhe të tjera në pjesë të ndryshme të Shtëpisë së Bardhe të dekoruara me stemën e Shteteve të Bashkuara.
Dhe një tjetër pemë i është kushtuar ushtarëve të vrarë në luftë.
Dekorimet do të admirohen nga mijëra njerëz, që do të marrin pjesë në vizitat publike të Shtëpisë së Bardhe dhe në eventet e tjera zyrtare të Krishtlindjeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb