Këtë mëngjes në rrugët kryesore të Korçës qytetarët janë përballur me situata të pakëndshme që nga thyerja e pemëve, stolave të dëmtuar e deri tek objektet e rrëzuara.

Në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës nga era e fortë është rrëzuar pjesa e një çatie të një pallati çka ka shkaktuar panik te banorët por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Sipas informacioneve pranë kësaj bashkie punonjës të ndërmarrjes së punëve publike kanë prej këtij mëngjesi punën për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.

Kjo situatë përveç këtyre problemeve ka shkaktuar edhe probleme të tjera për sa i përket energjisë elektrike në shumë lagje të Korçës në njësitë administrative. Në Dardhas të Pogradecit edhe sot e gjithë njësia është pa energji ndërkohë që mbrëmja e së enjtes ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb