Tekniku i Bylisit, Naxhi Shensoi analizoi barazimin 2-2 me Tiranën.

“Barazimi? Unë shikoj çfarë bëj me skuadrën dhe bëjmë llogaritë tona. Unë dhedhe trajneri i partizanit jemi të jashtëm dhe kemi filozofinë tonë. Ne çdo ndeshje me Tiranën na ka shkuar mirë. Bylisi ka një filozofi të mirë dhe kjo tregon se edhe javën e kaluar meritoi fitoren edhe me 9 lojtarë. Me Kukësin treguam se ne luajmë futboll dhe meritojmë mbijetesën.

Penalltia? Rregullat janë aty, ato situata që pati faull mbrenda 16-të. Nëse ndodhte jashtë  do ishte faull. Pyetja është a do jepte arbitri faull jashtë 16-tëshes.   Loja e Bylisit duhet të dalë në plan të parë dhe jo ato episode.

Penalltia po të ishte kundër do jepej?  Unë po mbroj filozofinë  e lojës time se si dua të bëj skuadrën time. Në çdo ndeshje kemi vërtettuar se Bylisi luan futboll pozitiv. Tirana nëse mendon se vetëm me episodin e penalltisë kishte fitu atëherë është shumë pak. Dy herë kaloi para dhe tashmë dhe tashmë pretendojnë për këtë. Avantazhi psikologjike ishte në anën tonë dhe e dija se nga stresi ata nuk do të fitonin dot. Edhe me Vllazninë do të luajmë fort.

Vllaznia, si do e përgatisni skuadrën? Ne do e analizojmë Vllaznisë, kur erdha unë e fitova 1-0. Ne kemi marrë 4 pikë ndaj shkodranëve dhe do e përgatistim ndeshjen si për çdo ndeshje tjetër” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: