Ata janë shokë skuadre, por ndjenja e kombëtares ka bërë që Luca Modriç të shesë për hirë të kombëtares shokun e tij Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Real Madrid ka humbur një penallti në minutën e 70’, kur rezultati ishte 1-1.

Siç shikohet edhe nga pamjet e videos së mëposhtme, ‘spiuni’ që ka ndihmuar portierin Subosiç për të pritur penalltinë është Luca Modriç.

Modriç i ka thënë kapitenit Srna, se në cilin krah do ta gjuajë penalltinë Ramos, më pas kapiteni Srna ka shkuar te Subosiç i cili më pas ka pritur penalltinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb