Skuadra e Kukësit është bërë e dyta në këtë kampionat pas Skëndebeut që deklaron heshtje për shtyp. Verilindorët e Ernest Gjokës kanë fituar 3-0 në javën e dytë të Superligës me Teutën, po rruga fitores ju hap nga një penallti e paqenë e akorduar nga kryesori Kridens Meta.

Teuta ka reaguar ashpër pas kësaj ndodhie, ndërsa presidenti Hasanbelliu ka deklaruar se do ta ndjekë penalisht çështjen duke akuzuar gjyqtarin nga Kolegjiumi i Tiranës për marrje ryshfeti.

Në këto kushte, krerët e fituesve të Kupës së Shqipërisë, e kanë parë të udhës t’i “kyçin” gojën stafit teknik dhe lojtarëve.
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb