Pasi eliminoi Kukësin nga Kupa e Shqipërisë, Egnatia vijon të bëjë mirë edhe në kampionat. Rrogozhinasit i morën një pikë Dinamos në barazimin 1-1 në “Elbasan Arena”. Madje miqtë mund të kishin fituar ndeshjen.

Egnatia e nisi mirë takimin. Gjyqtari akordoi penallti pa asnjë hezitim kur Xhekson e ka preku topin me dorë. Telushi në minutën e tetë kaloi në avantazh pas ekzekutimit të 11-metërshit. Në 34’ ka një tjetër penallti, kësaj here për Dinamon, kur Çinedu pengohet nga Ymeralilaj. Kapiteni Agim Ibraimi dhe 1-1.

Me të nisur e dyta, vjen penalltia e tretë në këtë sfidë. Egnatia pati shansin të kalonte sërish në avantazh, por portieri Bakaj bën mrekullinë, duke pritur gjuajtjen e Pedros. Në 67’, tjetër penallti, kësaj here në favor të Dinamos, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari anulon gjithçka.

Për të ardhur në minutën e 83-të kur Egnatia shënon, por goli i Allmuçës anulohet për pozicion jashtë loje, i konfirmuar edhe nga VAR. Përfundon 1-1, Egnatia në vendin e gjashtë, ndërsa Dinamo në të shtatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb