Spanja e mbylli në fazën 1/16 aventurën e saj në Botërorin e Katarit. Ekipi i Luis Enriques zhvilloi një fazë grupesh pozitive, ndërsa në fazën e 1/16-ave ndaj Marokut u eliminua pas penalltive.

Iberikët shiheshin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar kompeticionin më të madh për shtete, por futbolli tregoi edhe një herë se është i paparashikueshëm. Më poshtë keni disa rekorde dhe statistika interesante:

-Hera e pestë në histori në Botëror që Spanja shkon te penalltitë, në katër raste janë eliminuar

-Maroku bëhet ekipi i parë afrikan që fiton nga penalltitë në një Botëror

-Rodri bëhet lojtari i parë pas 1966 që kompleton 600 pasime në një Botëror

-Spanja tentoi vetëm një herë kuadratin në pjesën e parë, nuk ndodhte që nga 1966

-Gavi bëhet lojtari më i ri te Spanja që luan një ndeshje me eliminim direkt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: